Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 131-të të zhvillimit të saj të pandërprerë.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të shiut, protestuesit kanë vijuar qëndresën para ambienteve të Parlamentit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, brenda sallës së Kuvendit është diskutuar për Reformën Territoriale, e cila pritet të hidhet më vonë në votim nga deputetët.
Qytetarët kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Ata kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale.






