Leo Messi e përfundoi aventurën me kombëtaren e Argjentinës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 asiste në miqësoren ndaj Beninit, e zhvilluar në stadiumin “Estadio Monumental” të Buenos Airesit.
Megjithëse ndodhet në “perëndim” të karrierës së tij, 39-vjeçari u shfaq me të njëjtin përkushtim dhe shpirt luftarak, sikur të ishte një ndeshje me rëndësi maksimale dhe jo thjesht një përballje prestigji.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të sfidës, “Pleshti” argjentinas mbajti një fjalim lamtumire më të gjatë nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.
Kur Messi shqiptoi frazën “Nuk dua të largohem nga këtu”, emocionet pushtuan stadiumin. Lojtarët e ekipit “Albiçelestë”, ashtu si edhe tifozët në tribuna, nuk mundën t’i mbanin lotët.
Goli i fundit i Messit me Argjentinën
Fjalët e lamtumirës së Messit
Angazhimi maksimal i Messit edhe në paraqitjen e fundit me përfaqësuesen




