LIVE: Kurti propozon marrëveshje me PDK-në për presidentin dhe Specialen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur një propozim që, sipas tij, do ta zhbllokonte procesin e zgjedhjes së presidentit. Formula e tij parasheh lidhjen e këtij procesi me votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë një konference për media të martën, Kurti i është drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke kërkuar që deputetët e kësaj partie të marrin pjesë në votimin për presidentin. Në këmbim, shumica parlamentare do të procedonte me votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

Të lidhura

None found

Sipas Kurtit, nuk do të ishte e domosdoshme pjesëmarrja e të gjithë deputetëve të PDK-së, por së paku e gjysmës së grupit parlamentar.

“Gjysmën e Grupit Parlamentar, veç gjysmën, jo krejt. Krejt edhe më mirë, por veç gjysmën”, ka deklaruar Kurti.

Propozimi i tij përfshin edhe një zotim publik nga Bedri Hamza, përmes të cilit ai do të konfirmonte se deputetët e PDK-së do të merrnin pjesë në procedurën e zgjedhjes së presidentit.

Kurti ka propozuar që në të njëjtën seancë të Kuvendit të zhvillohet votimi në lexim të dytë për Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të votohet edhe për presidentin.

Si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit, ai ka përmendur Glauk Konjufcën dhe Feridin.

“Pra, një seancë e Kuvendit sonte, me dy pika: votimi i projektligjit për Gjykatën Speciale në lexim të dytë dhe votimi për presidentin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka theksuar se zgjedhja e presidentit dhe ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara nuk duhet të kushtëzojnë apo bllokojnë njëra-tjetrën.

Më herët është bërë e ditur se Albin Kurti do të mbante sonte një konferencë për media në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit.

Njoftimin për konferencën e ka dhënë Arlind Manxhuka, i cili u ka bërë thirrje përfaqësuesve të mediave që ta përcjellin atë.

Fillimisht nuk ishin publikuar të dhëna lidhur me temën për të cilën do të fliste kryeministri Kurti.

Konferenca pritej të sillte më shumë informacione për zhvillimet aktuale dhe qëndrimet e Qeverisë.


Shtuar më 6.10.2026 20:14

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetnakitbahisbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast