Zyra e kryeministrit britanik Andy Burnham ka deklaruar se baza ajrore Fairford në Britani është e sigurt, pavarësisht largimit të avionëve strategjikë amerikanë B1, B2 dhe B52 që ishin vendosur atje.
Të lidhura
None found
Vendimi për tërheqjen e bombarduesve u mor nga Pentagoni pas një incidenti të ndodhur pranë bazës, ndërsa procesi i largimit të tyre përfundoi të dielën.
Fairford ishte në qendër të një sulmi të dyshuar terrorist më 27 shtator. Nga 20 të dyshuar, pesë persona u arrestuan nën dyshimin se kishin planifikuar vendosjen e eksplozivëve. Të pestë, përfshirë një shtetas britaniko-iranian, u liruan me kusht nga gjykata, ndërsa hetimet vijojnë për sulmin terrorist që dyshohej se do të kryhej më 1 Tetor.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur pakënaqësi për lirimin e të ndaluarve, pasi dyshohet se Irani mund të jetë pas këtij komploti. Zëdhënësi i Downing Street nuk bëri të ditur nëse Trump dhe kryeministri Burnham kanë zhvilluar një bisedë telefonike.
Pavarësisht situatës, qeveria britanike duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin për bazën ajrore. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se po investojnë 470 milionë sterlina për forcimin e sigurisë në bazat ushtarake në të gjithë ishullin.
Zyrtarët amerikanë thanë se kërcënime specifike ishin identifikuar 24 orë përpara largimit të 12 bombarduesve strategjikë nga Fairford. Kjo bazë konsiderohet e rëndësishme për operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe është baza e preferuar në Evropë për bombarduesit amerikanë, si dhe për Komandën amerikane të Goditjeve Globale të Forcave Ajrore.
