Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me San Marinon, në orën 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve, Liga C. Skuadra kuqezi, e drejtuar nga Rolando Maran, synon fitoren ndaj kundërshtarit modest, rezultat që do ta afronte me objektivin e vendit të parë në Grupin 1 të Ligës C.
Të lidhura
None found
Shqetësime fizike janë shfaqur për mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit. Për këtë arsye, ende nuk dihet nëse ai do ta nisë takimin si titullar apo do të qëndrojë në stol ndaj San Marinos.
Ndërkohë, trajneri Maran ka ndryshuar qëndrim për mesfushorin Feta Fetai dhe ka vendosur ta rikthejë atë në Kombëtare, pasi më herët kishte planifikuar ta kalonte te Shqipëria U21. Në seancën stërvitore nuk është parë portieri Alen Sherri, i cili po përballet me probleme fizike. Në këto kushte, pritet që portën ta mbrojë Mario Dajsinani.
