Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, deklaroi se pas ngjarjeve të 16 shtatorit, çështja më e rëndësishme për të dhe partinë e tij është miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për media, Tahiri theksi se qytetarët janë të bashkuar dhe se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të përdoret për marrëveshje politike apo shkëmbim votash.
Sipas tij, populli është i bashkuar dhe i unifikuar, ndërsa pas 16 shtatorit, prioriteti për PDK-në duhet të jetë ligji, jo marrëveshjet politike. Tahiri theksi se nuk duhet t’u thuhet qytetarëve të votojnë presidentin për ta votuar ligjin.
Ai shprehu bindjen se UÇK-ja u përket të gjithëve dhe se kjo ka qenë qëndrimi i PDK-së.
Deputeti theksi se fryma e tillë ka ekzistuar gjithmonë te ana e tyre, ndërsa manovrat dhe lojërat politike i kanë sjellë në situatën aktuale.
