Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve vijoi edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 128-të të saj. Tubimi u zhvillua gjithashtu pranë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në Parlament po mbahej seanca plenare.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku përsëritën slogane të tilla si “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Të lidhura
None found
Më pas, turma marshoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe u ndal përpara godinës së Kryeministrisë. Atje protestuesit vijuan me thirrjet kundër qeverisë, ndërsa u mbajtën edhe fjalime.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet largimi nga detyra i Kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqja e qeverisë aktuale. Në përfundim të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.
