Volodymyr Zelensky njoftoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë për organizimin e një takimi të ri mes Ukrainës dhe Rusisë, ku do të merrte pjesë edhe pala amerikane, me qëllim çuarjen përpara të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.
Të lidhura
None found
Presidenti ukrainas tha se Uashingtoni po zhvillon kontakte me të dyja vendet dhe ka hedhur idenë e një takimi teknik në format trepalësh deri në fund të tetorit.
Kievi, sipas Zelenskyt, është i gatshëm të marrë pjesë dhe tani po pret qëndrimin e Moskës. Takimi mund të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në një shtet tjetër të sugjeruar nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti ukrainas i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me kancelarin gjerman Friedrich Merz, në një kohë kur përplasjet dhe sulmet ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë.
Deri tani nuk dihet nëse Rusia do ta pranojë propozimin e SHBA-së për zhvillimin e bisedimeve trepalëshe.
