Një avion i vogël është rrëzuar pranë Gundelsheim, në landin Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Të lidhura
None found
Policia gjermane bëri të ditur se asnjë nga dy personat që ndodheshin në avion nuk ka mbijetuar.
Pas përplasjes, avioni u përfshi nga flakët. Shërbimet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vunë nën kontroll zjarrin.
Media gjermane raportojnë se avioni po përgatitej të ulej në një pistë pranë Gundelsheim, kur, për shkaqe ende të panjohura, tentoi të ngrihej sërish.
Gjatë kësaj manovre, ai goditi fillimisht një gardh dhe më pas një pemë, përpara se të përfundonte i rrëzuar në një vresht.
Flakët e dëmtuan rëndë avionin, ndërsa shenjat e regjistrimit u dogjën tërësisht. Për këtë arsye, autoritetet nuk kanë bërë ende publik identitetin e dy viktimave.
Hetuesit e sigurisë ajrore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ekzaminimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Hetimet vijojnë, ndërsa emrat e viktimave pritet të publikohen pasi të përfundojnë procedurat e identifikimit.
