Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se dje ka marrë një letër urimi nga kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e formimit të Qeverisë dhe fillimit të mandatit të ri.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e tij, kancelari Merz e uroi Kurtin për rizgjedhjen në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe vlerësoi se vendi tashmë ka kaluar një periudhë të gjatë pasigurie politike, e cila ka sjellë kosto të konsiderueshme.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta.

Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi Kancelari Merz.
Përveç urimeve për sukses të mëtejshëm gjatë mandatit të ri qeverisës, Merz theksoi se Gjermania do të vijojë ta mbështesë fuqishëm Kosovën, duke nënvizuar marrëdhënien e veçantë të miqësisë me popullin e Kosovës.
