Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Bilaj të Fushë-Krujës. Situata është përkeqësuar nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e ka çuar zjarrin pranë zonave të banuara. Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në terren dhe po ndërhyjnë për të frenuar frontin e zjarrit.
Operacioni është përqendruar në izolimin e vatrës dhe pengimin e avancimit të flakëve drejt shtëpive. Deri në këto momente, rreziku kryesor lidhet me përhapjen e zjarrit për shkak të kushteve të erës, ndërsa ndërhyrja në terren vijon.
Të lidhura
None found
