Manchester United prej kohwsh ka qenw nw lwvizje pwr yllin e Dortmund, Jadon Sancho.
Ole Gunnar Solskjaer po udhëheq garën për anësorin e Anglisë, i cili do të lejohet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe do të kushtojë më shumë se 103 milionë euro e paguar nga United për Paul Pogba katër vjet më parë.
Kushtet personale janë rënë dakord për Sancho i cili do të fitojë 230 mijë euro në javë nëse klubet bien dakord për një tarifë për 19-vjeçarin.
Sancho është në radarin e klubeve më të mëdha të Evropës që ka kaluar tre sezone në Gjermani pasi la akademinë e Manchester Cityt – dhe 14 golat dhe 14 asistimet e tij këtë sezon në Bundesliga janë të krahasueshme me statistikat e Lionel Messit të Barcelonës.
Sipas drejtorit sportiv të Dortmundit Michael Zorc, City ka “të drejta” kur të bëhet një ofertë drejt lojtarit, me të ardhmen e Leroy Sane ende të pasigurt dhe Sancho mund të jetë një zëvendësim ideal.
Por Djajtë e Kuq i prin garës sa i përket shërbimeve të tij, prandaj ky transferim pritet të zyrtarizohet para ose pas Kampionatit Evropian.