Gjatë takimit të zhvilluar sot me Anton Hofreiterin, i cili drejton Komisionin për Çështjet e BE-së në Bundestag, kryeministri Albin Kurti kërkoi mbështetjen gjermane për njohjen e Kosovës si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të lidhura
None found
Kurti u shpreh se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në demokraci, sundim të ligjit, siguri dhe ekonomi, raportoi KosovaPress.
Kryeministri e falënderoi Hofreiterin për vizitën dhe tha se është i gatshëm të vijojë e të thellojë bashkëpunimin me Bundestagun gjerman.
Kosova paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim më 15 dhjetor 2022, gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së. Deri më tani, Këshilli i BE-së nuk e ka kaluar as fazën e parë procedurale, atë të kërkimit nga Komisioni Evropian të një opinioni zyrtar.
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që ende nuk ka fituar statusin kandidat.
