Një përplasje mes dy automjeteve është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në zonën e Kryebushatit, ku automjetet drejtoheshin nga shtetasit P. L., 67 vjeç, shtetas francez, dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Të lidhura
None found
Si pasojë e aksidentit, 83-vjeçari Gj. N. u transportua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, drejtuesi tjetër, shtetasi P. L., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
