Një vajzë 11-vjeçare u dërgua dje në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup, pasi thithi tym gjatë një zjarri në një apartament.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, më 29.09.2026, në orën 10:24 të mëngjesit, Njësia e Zjarrfikësve të Shkupit raportoi për zjarrin në apartamentin në rrugën “Vodenska”.
Një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit e shuajti zjarrin. E mitura u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së tymit./Telegrafi/
