Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një automjet në rrugën “Ali Bakiu”, në Paskuqan.
Viktima është D. D., banues në Paskuqan. Sipas të dhënave paraprake të policisë, në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Të lidhura
None found
Grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Njoftimi paraprak i policisë për Tiranën:
Policia bën të ditur se D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Automjeti është në pronësi të vëllait të tij, P. D. Dyshimet paraprake janë se 39-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të vdekjes.








