Pranë godinës së Kryeministrisë vijojnë tensionet, ndërsa qytetarët protestues janë përfshirë në përplasje verbale me efektivët e Policisë para mbërritjes së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Policia ka ndërhyrë duke i zhvendosur protestuesit dhe duke i mbajtur jashtë perimetrit të sigurisë të vendosur rreth Kryeministrisë.
Të lidhura
None found
Gjatë aksionit të efektivëve, protestuesit kanë reaguar me thirrje të forta kundër Policisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Mesazhet e dëgjuara gjatë protestës ishin “Polici e Gysit”, “Polici e krimit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Turp”.
Në pamjet e siguruara, efektivët shfaqen duke formuar një kordon për të larguar qytetarët nga zona, ndërsa protestuesit kundërshtojnë veprimin dhe vazhdojnë të bërtasin.
Protesta po zhvillohet pak para vizitës së Von der Leyen në Kryeministri, ku ajo pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama. Në kuadër të vizitës dhe protestës së njoftuar, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në zonë.
