Gjatë një interviste në emisionin në News24, Besmir Semanaj, specialist i sigurisë kibernetike, ka komentuar publikimin e një liste që përmban mbi 700 numra telefoni, të cilët pretendohet se i takojnë stafit të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
Semanaj sqaroi se flitet për rreth 720 kontakte telefonike, që dyshohet se janë pjesë e materialeve të marra nga grupi i hakerëve të njohur si “Homeland Justice”.
Të lidhura
None found
Eksperti bëri me dije se në dokumentet e zbuluara gjendet një marrëveshje me operatorin Vodafone dhe një faturë të vitit 2022, në të cilën SHISH shfaqet si përdorues i shërbimit.
Ai shtoi se deri më tani asnjë institucion zyrtar nuk ka deklaruar që numrat e publikuar janë të pasaktë.
“Kemi të bëjmë me një kontratë të Vodafone që është aksesuar nga grup i hakerëve ‘Homeland Justice’. Bëhet fjalë për një faturë të vitit 2022. SHISH është pala që ka nënshkruar kontratën. Deri tani nuk ka pasur asnjë mohim se këta numra nuk janë të vlefshëm. Qytetarët raportojnë se ato janë numra të SHISH. Kjo është një çështje serioze që rrezikon punën e atyre personsave që shërbeen në këtë institucion.
Ndërsa nuk ka pasur përgënjeshtrim nga autoritetet, duke qenë se në Shqipëri nuk është pranuar zyrtarisht hakerimi i mirënjohur, që të qe se rezultoi se rrëzoi sistemet, kjo është lehtësisht e verifikueshme. Dokumenti ka vulë, numër kontrate dhe është një faturë e rregullt. Unë do të dëshiroja që kjo të mos ishte e vërtetë. Janë mbi 700 numra të përfshira. Identiteti i personave mund të dalë në shesh. Disa gazetarë e kanë kontrolluar përmes programeve të ndryshme dhe kanë arritur të shohin emrat e tyre. Nëse lista rezulton e saktë, atëherë lista e agjentëve ka dalë në publik”, deklaroi Semanaj.
