Alarm në Barcelonë, Raphinha detyrohet të largohet i dëmtuar nga sfida e Brazilit

Frika më e madhe e Barcelonës gjatë kësaj ndërprerjeje për ekipet kombëtare është bërë realitet. Sulmuesi brazilian Raphinha pësoi një shqetësim muskulor në takimin e Brazilit me Australinë dhe u detyrua ta linte lojën në fillim të pjesës së dytë.

Federata Braziliane e Futbollit bëri të ditur se kapiteni i “Seleçaos” u tërhoq nga fusha pasi ndjeu “shqetësim në kofshën e djathtë”, teksa ende nuk dihet saktësisht lloji dhe shkalla e lëndimit.

Të lidhura

None found

Trajneri Carlo Ancelotti reagoi duke aktivizuar Endrickun që në nisje të pjesës së dytë. Raphinha e kishte mbyllur pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi kishte shënuar golin e dytë të Brazilit nga pika e penalltisë në minutën e 45-të, duke barazuar shifrat në 2-2.

Largimi i tij nga fusha ndodh në një moment shumë të ndjeshëm për Barcelonën. Para nisjes së kësaj ndërprerjeje ndërkombëtare, gjendja fizike e brazilianit ishte një nga brengat kryesore të klubit.

Disa ditë më parë, “Marca” kishte shkruar se Barcelona po e ndiqte me vëmendje të shtuar Raphinhën, si për shkak të formës së jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon, ashtu edhe për shkak të ngarkesës së madhe që e priste me kombëtaren braziliane.

Raphinha kishte në kalendar ndeshje në Australi dhe Indi, dhe udhëtimet e gjata bashkë me lodhjen fizike të një programi të tillë e kishin rritur shqetësimin te drejtuesit katalanas.

Sipas gazetës spanjolle, Raphinha ishte kthyer edhe nga grumbullimet e mëparshme ndërkombëtare me probleme fizike, prandaj Barcelona e kishte pritur me më shumë ankth thirrjen e tij të fundit te Brazili.

Këto shqetësime nuk ishin pa bazë. Raportet nga Brazili para kësaj ndërprerjeje tregonin se Raphinha kishte pësuar dëmtime gjatë dy grumbullimeve të fundit me përfaqësuesen.

Në marsin e kaluar, anësori i Barcelonës kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen mes Brazilit dhe Francës. Ai ishte detyruar të largohej nga grumbullimi dhe të kthehej në Barcelonë, ku më pas qëndroi rreth pesë javë jashtë fushave.


Shtuar më 29.09.2026 15:00

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobet girişjojobet girişpusulabetpusulabet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobetbahsegelsekabet