E përmendi Agasi në përgjime, Taulant Balla: Nuk komentoj personat që kanë probleme me drejtësinë! Të përballet me gjykatën! SPAK t’i shkojë deri në fund të gjitha dosjeve

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, foli me gazetarët pas takimeve me komisionin ndërparlamentar të BE-së, ku u pyet edhe për përgjimet e Ergys Agasit me Vlora Hysenin, ish-drejtoreshën e SHISH.

Balla u shpreh se nuk komenton asnjë dosje të drejtësisë, ndërsa sa i përket përmendjes së tij në përgjime shtoi se nuk flet për persona që kanë probleme me drejtësinë si Ergys Agasi.

Të lidhura

None found

Balla: Kam besim SPAK do hetojë edhe këtë dimension të rrjedhjeve të informacioneve që përbëjnë procesin e drejtë të pandikuar. Mesa di ka një vendim të gjykatës për ti shpallur gjithë ato dokumente sekrete. Mbështetja për SPAK, grupi i PS është i pakufizuar.

Në 13 vite në pushtet pas qindra emërime, mund të ketë me gisht edhe që kanë shkelur besimin. Le të përballen me drejtësinë. E para, standardi ynë është i njëjtë me standardin e Bundestag. Nuk hyjmë në meritën e dosjeve dhe çfarë kanë dosjet. Këtë gjë po ua them nuk ka qenë pjesë e diskutimeve. Edhe Sali Berisha bëri konferencë të posaçme për shtyp, më tha djali se nuk e ndjek. Nuk komentoj as Berishën as persona që kanë persona që kanë probleme me drejtësinë. Edhe Berisha edhe Agasi kanë probleme me drejtësinë. Nuk komentoj dosjet, drejtësia t’i shkojë në fund jo vetëm kësaj por edhe gjithë dosjeve.


Shtuar më 29.09.2026 13:38

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet