Maran përjashton disa lojtarë nga lista për duelin me San Marinon, rikthehet vetëm mesfushori i Serie A

Kombëtarja shqiptare luan sonte (e martë) përballë San Marinos në Serravalle, në sfidën e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Takimi fillon në orën 20:45 dhe kuqezinjtë kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Të lidhura

None found

Rolando Maran, përzgjedhësi i Shqipërisë, ka bërë disa zgjedhje për listën e ndeshjes. Luis Hasa përfshihet në 23-she, ndërsa Naser Aliji këtë herë do ta ndjekë sfidën nga tribuna. Kështu, Aliji i bashkohet Sabah Kerjotës dhe Feta Fetait si vendime teknike të trajnerit italian.

Klisman Cake mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi, ndërsa portieri Simon Simoni është larguar nga grumbullimi për t’iu bashkuar Kombëtares U-21. Rregullorja e UEFA-s lejon 23 lojtarë në dispozicion për një ndeshje.

Në një vendim tjetër që bie në sy, as Sabah Kerjota dhe Feta Fetai nuk janë përfshirë në listën e ndeshjes, edhe pse përballë është San Marino. Maran ka preferuar të mbajë alternativa në mesfushë, teksa Ylber Ramadani dhe Stavro Pilo pritet të shihen si opsione nga stoli.

Shqipëria vjen pas suksesit ndaj Bjellorusisë në sfidën hapëse, ndërsa San Marino kërkon të reagojë pas disfatës së thellë ndaj Finlandës.

Megjithëse kuqezinjtë konsiderohen favoritë të qartë në këtë takim, Maran ka theksuar se ndeshja duhet trajtuar me seriozitet maksimal.

Tani mbetet të shihet nëse Shqipëria do ta konfirmojë këtë diferencë edhe në fushën e lojës.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet