Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa përgjatë relieveve malore në Lindje e Juglindje, vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite.
Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.
Të lidhura
None found
Në zonën e Jugut përgjatë relieveve malore, reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formëpikash në orët e mesditës e pasdites.
Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
