Policia e Tiranës ka zhvilluar një plan të posaçëm kontrollesh për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 8 shtetas, të përfshirë në vepra të ndryshme penale, ndër të tjera për krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe krime ekonomike.
Në pranga ka rënë shtetasi K. T., 39 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, është arrestuar shtetasi B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në pranga ka rënë edhe shtetasi N. M., i dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Shërbimet e policisë kanë ndaluar gjithashtu shtetasin S. V., 18 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po ashtu, është arrestuar shtetasi K. Xh., i dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe shtetasi R. L., 26 vjeç, i dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Sipas policisë, nga ky dënim, atij i kishin mbetur për të vuajtur 1 muaj e 3 ditë burgim.
Në pranga ka rënë edhe shtetasi O. N., 30 vjeç, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasin K. M., 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Plan i posaçëm kontrollesh dhe punë operative intensive, me objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim.
Kapen 8 shtetas të përfshirë në krime të rënda kundër personit, armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe krime ekonomike.
Njërit prej shtetasve të kërkuar për prodhim/shitje narkotikësh, në momentin e ndalimit, iu gjet dhe iu sekuestrua sasi Cannabisi.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin E. B., 31 vjeç, të dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, vunë në pranga shtetasin N. M., të dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin S. V., 18 vjeç, të kërkuar për llogari të DVP Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin K. Xh., të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, vunë në pranga shtetasin R. L., 26 vjeç, të dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Nga ky dënim shtetasit i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj dhe 3 ditë burgim,;
-vunë në pranga shtetasin O. N., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 vunë në pranga shtetasin K. M., 29 vjeç, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në momentin e ndalimit, atij iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
