Raportet për sulme ruse me dronë, qeveria italiane: Asnjë sinjalizim zyrtar nuk ka mbërritur

Shqetësimet janë shtuar në Itali pas lajmeve që flisnin për kërcënime të mundshme ruse ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës, por zyrtarët italianë hedhin poshtë çdo njoftim zyrtar nga shërbimet e inteligjencës, kanalet diplomatike apo ato ushtarake.

Të lidhura

None found

Guido Crosetto, ministri i Mbrojtjes, u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke nënvizuar mungesën e çdo konfirmimi zyrtar për këto raportime.

Burime të besueshme pranë agjencisë së lajmeve ANSA pohojnë se asnjë paralajmërim nuk ka arritur në instancat italiane, në asnjë nivel, qoftë ai operacional, i shërbimeve informative, diplomatik apo ushtarak.

Sipas tij, “Alarmi i dhënë sot në mëngjes nga një e përditshme spanjolle, e cila ngre hipotezën e sulmeve nga anije dhe dronë rusë kundër Italisë, Spanjës dhe Francës, nuk i sjell dobi askujt dhe nuk mbështetet nga asnjë provë.”

“Ne po jetojmë në një periudhë tashmë të nderë dhe plot ankth, dhe askush nuk ka nevojë të hedhë benzinë në flakë,” theksoi ministri italian.


Shtuar 24.09.2026 14:31

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis