BDI kritikon Shasivarin: Zvarrit provimin në shqip, por nxitoi të gjykojë vendimin e Hagës

Nga radhët e BDI-së akuzojnë ministrin Jeton Shasivari se po vonon qëllimisht zgjidhjen për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse studentët kanë protestuar dhe kanë bërë kërkesa të shumta. Sipas tyre, atij i duhen muaj të tërë konsultimesh dhe premton një përgjigje vetëm në tetor.

Të lidhura

None found

Në anën tjetër, theksojnë nga BDI, Shasivari si një figurë që e sheh veten “kozmopolit” nuk ndjeu asnjë nevojë të priste për të reaguar ndaj aktgjykimit të Hagës për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Qëndrimin e tij e shprehu përpara se të dilte vendimi.

Ky qëndrim i dyfishtë përbën një kontradiktë të hapur, sipas BDI-së. Ministri kërkon kohë për një të drejtë konkrete të studentëve shqiptarë, por kur bëhet fjalë për një vendim gjyqësor ende të pashpallur, ai u angazhua menjëherë publikisht.

Po ashtu, BDI rikujton se i njëjti Shasivari, gjatë kohës si profesor, e kishte kundërshtuar ashpër ish-ministrin Filkov për ndalimin e provimit në shqip. Tani që mban post ministror, ai e minimizon rëndësinë e kësaj çështjeje, ndërkohë që për aktgjykimin ndaj figurave të UÇK-së, kur protestat e shqiptarëve zgjatën shtatë ditë rresht, Shasivari e justifikon veten duke iu referuar “institucioneve evropiane”. Sipas BDI-së, kjo është fytyra e vërtetë e “kozmopolitizmit” të Vlen-it dhe të vetë Shasivarit.

As protestat shtatëditore për UÇK-në nuk e lëkundën atë. Kërkesat e përsëritura të studentëve gjithashtu mbetën pa jehonë. Për çështjen e parë, vendimin e Hagës, ai kishte formuar një qëndrim të prere përpara se të njihte përmbajtjen e aktgjykimit. Për të dytën, provimin në gjuhën amtare, edhe pse ligji është i qartë, ai vazhdon të mos marrë pozicion.


Shtuar 24.09.2026 11:26

Tags:
sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis