Sulmet ruse me raketa godasin Kievin, dy viktima dhe gjashtë të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një vale sulmesh me raketa ruse në Kiev, të nisura në orët e para të mëngjesit.

Të lidhura

None found

Rreth 20 shpërthime të fuqishme u dëgjuan nga gazetarët e AFP-së. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se raketa balistike ruse po drejtoheshin ndaj rajoneve të Kievit dhe Çernigovit.

“Kryeqyteti është nën sulm me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, paralajmëroi në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Pak pas orës 03:00, Klitschko bëri të ditur se sulmi kishte shkaktuar dy viktima dhe gjashtë të plagosur. Katër prej të plagosurve ndodheshin në gjendje të rëndë.

Rreth një orë më parë, kryebashkiaku kishte njoftuar se në një zonë të Dnipros mund të kishte njerëz të bllokuar nën rrënoja.

Raportime për sulme ruse pati edhe nga Odessa, qyteti port strategjik në Detin e Zi, në jugperëndim të Ukrainës.

Një ditë më herët, sulmet ajrore ruse në Ukrainë kishin marrë të paktën shtatë jetë, mes tyre edhe dy persona në Kiev.

Kievi, ku jetojnë rreth 3 milionë banorë, vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve ajrore ruse, kryesisht të atyre me dronë. Intensifikimi i goditjeve gjatë 24 orëve të fundit vjen në një kohë kur përplasjet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të mërkurën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Moska nuk synonte ta “ndërpriste” luftën kundër Ukrainës.


Shtuar 24.09.2026 08:13

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis