Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur sot dorëzimin e Letrave Kredenciale nga Abdoulaye Fofana, ambasadori jorezident i Republikës së Guinesë në vendin tonë.
Të lidhura
None found
Bashkëbisedimi u përqendrua në gjendjen aktuale të raporteve dypalëshe, si dhe në perspektivat për thellimin e bashkëpunimit në sektorë me interes të ndërsjellë, sipas komunikatës së publikuar nga zyra e Haxhiut.
Ajo i shprehu ambasadorit Fofana përshëndetje të përzemërta dhe i dëshiroi suksese gjatë ushtrimit të mandatit të tij.
Po ashtu, Haxhiu rikonfirmoi angazhimin e palës kosovare për të punuar së bashku në drejtim të avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Guinesë.
