OEK forcon arsimin dual me 32 shkolla, Nitaj: Kosova ka pse të krenohet

Sistemi i arsimit dual në Kosovë ka shënuar një zhvillim të fuqishëm në vitet e fundit, duke u cilësuar si një shembull i qartë suksesi.

Të lidhura

None found

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të luajë një rol të rëndësishëm në avancimin e tij. Të mërkurën, kjo odë njoftoi se ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me 32 shkolla profesionale të përfshira në këtë lloj arsimimi.

Gjatë nënshkrimit, kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, i cilësoi këto marrëveshje si një urë lidhëse që siguron një ambient profesional midis institucioneve shtetërore dhe atyre private.

Sipas Rafunës, akordet e nënshkruara nuk janë thjesht formalitete, por një moment historik që ndryshon mënyrën se si vendi përgatit fuqinë e ardhshme punëtore. Ai theksoi se partneriteti mes OEK-ut dhe shkollave është një angazhim institucional për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe funksional në terma afatgjatë, duke krijuar një mjedis më profesional për të gjithë të përfshirët.

Këto deklarata u bënë gjatë konferencës së Odës Ekonomike të Kosovës me temë “Përmbyllja e Arsimit Dual në Kosovë: Arritjet, mësimet e nxjerra dhe hapat e mëtejmë”, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të lartë institucionalë.

Lah Nitaj nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se deri më tani kanë përfunduar studimet dy gjenerata të arsimit dual, ndërsa gjenerata e tretë pritet të diplomohet vitin e ardhshëm. Ai shtoi se kjo arritje duhet të jetë burim krenarie për të gjithë.

Nitaj pranoi se rruga nuk ka qenë aspak e lehtë, duke përmendur orët e gjata të punës, sakrificat në fundjava dhe përpjekjet për të përshtatur modelet më të mira në realitetin kosovar. Megjithatë, ai shprehu mirënjohje të veçantë për prindërit, të cilët tejkaluan pengesa kulturore dhe hezitime të ndryshme për të mbështetur fëmijët e tyre.

Suksesi i arritur, u theksua gjatë konferencës, nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e Gjermanisë dhe Luksemburgut. Ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, e përshkroi mbështetjen për arsimin profesional si një investim direkt te njerëzit, që lidh procesin mësimor me realitetin e tregut të punës.

Dietz theksoi se ky bashkëpunim i ndihmon të rinjtë të fitojnë aftësi praktike dhe njëkohësisht u siguron bizneseve punonjësit e kualifikuar që u nevojiten. Ai vuri në dukje se janë krijuar gjashtë programe të reja në sektorë si teknologjia informative, energjia e ripërtëritshme dhe përpunimi i drurit, duke përgatitur nxënës për degët në rritje të ekonomisë kosovare. Sipas tij, rezultatet janë të dukshme: që nga viti 2022, arsimi dual ka kaluar nga një fazë pilot me rreth 100 nxënës në mbi 2,500 nxënës sot, duke përfshirë 32 shkolla partnere dhe më shumë se 1,000 ndërmarrje bashkëpunuese.


Shtuar 23.09.2026 12:49

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetbetgitCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet