Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, u takua me përfaqësues të Shoqatës së Ish-të Burgosurve Politikë për të koordinuar përgatitjet për një forum të përbashkët mbi përvojat dhe dëshmitë e ish-të burgosurve politikë të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës u shqyrtuan temat, synimet dhe çështjet organizative të forumit, i cili planifikohet të zhvillohet në kuadër të kolanës “ZÁ N’KUJTESË”. Diskutimi u përqendrua edhe te mbledhja dhe dokumentimi i dëshmive, identifikimi i materialeve personale dhe përfshirja e rrëfimeve të familjarëve.
Nisma synon të ofrojë një hapësirë ku të trajtohen përvojat e ish-të burgosurve politikë dhe pasojat e represionit ndaj tyre e familjeve të tyre, duke ndihmuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.
IKKL-ja dhe Shoqata konfirmuan angazhimin për koordinimin e aktiviteteve përgatitore dhe realizimin e forumit, si dhe për vijimin e bashkëpunimit në dokumentimin dhe ruajtjen e këtyre dëshmive.
