Albulena Haxhiu takon familjet e ish-drejtuesve të UÇK-së, Shqipe Selimi konfirmon pjesëmarrjen

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjarët e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të medias brenda Presidencës, ftesat u janë dërguar familjeve Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Takimi pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, ndërsa ora ende nuk është përcaktuar.

Ftesa vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Dënimet e tyre arrijnë gjithsej në 81 vjet burgim.

Shqipe Selimi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka konfirmuar se e ka pranuar ftesën dhe se do të marrë pjesë në takim.

Edhe Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka bërë të ditur se familja e tij e ka marrë ftesën. Megjithatë, ai sqaroi se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen.

“Po, e kemi një ftesë, por ende nuk e kemi konfirmuar pjesëmarrjen”, deklaroi Krasniqi.


Shtuar 22.09.2026 19:37

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobet girişsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet