Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka tërhequr sërish vëmendjen mbi një denoncim që kishte bërë publik më 22 nëntor 2025, në lidhje me Vlorën Hysenin, drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Rikujtimi i kësaj çështjeje erdhi pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për Hysenin.
Të lidhura
None found
Në shkrimin e atëhershëm, Berisha shprehte dyshimet se Vlora Hyseni mund të kishte ndërhyrë pranë anëtarëve të Gjykatës së Lartë për t’i dhënë një trajtim favorizues Belinda Ballukut, të cilën lideri demokrat e cilëson me emrin “Lubia”.
Sipas pretendimit të tij, Balluku kishte siguruar afat për ta menaxhuar personalisht çështjen e saj gjyqësore dhe Berisha shtronte pikëpyetjen nëse drejtoresha e SHISH kishte ushtruar influencë mbi pesë gjyqtarët për ta mbështetur atë.
Duke evokuar këtë episod, Berisha deklaroi: “Vlora Hyseni, famëzeza u mor në mënyrë aktive me presione ndaj Gjykatësve Kushtetues në rastin e vendimit të Ballukut, e denoncova që në atë kohë”.
