Granit Xhaka u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pasi pranoi se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19. Për këtë rast, si dhe për deklaratat e fundit të kapitenit shqiptar, foli drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami.
Të lidhura
None found
Sipas Tamit, bëhet fjalë për një çështje personale të Xhakës, në të cilën Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka pasur asnjë rol. Ai sqaroi se SFV nuk kishte dhënë ndonjë udhëzim për vaksinimin dhe se Kombëtarja e Zvicrës nuk ishte e përfshirë në këtë rast.
“Ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt dhe po aq shpejt ai vendosi ta bënte çështjen publike. Për të nuk ishte e lehtë të ndërmerrte këtë hap”, deklaroi Tami.
Drejtori i Zvicrës u pyet edhe për përkrahjen e Xhakës ndaj katërshes së UÇK-së, e cila së fundmi u dënua nga Gjykata Speciale në Hagë.
Tami theksoi se edhe ky qëndrim i futbollistit është personal dhe nuk ka lidhje me ekipin kombëtar.
“Mbështetja e tij për presidentin e dënuar të Kosovës është po ashtu një çështje private”, u shpreh Tami.
