Emmanuel Macron e cilësoi si “shumë konstruktive” bisedën me presidentin amerikan Donald Trump, zhvilluar në Nju Jork, ku vëmendja u përqendrua te zhvillimet në Detin e Kuq dhe lufta në Ukrainë.
Të lidhura
None found
Dy liderët u takuan të hënën, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimet përfshinë çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe masat që mund të ndërmerren përballë zhvillimeve në rajone me rëndësi strategjike.
Pas takimit, presidenti francez deklaroi se bashkë me Trump diskutoi mënyrat për të garantuar kushte “më të mira” sigurie për objektet që lidhen me eksportet e naftës në zonën e Detit të Kuq.
Deti i Kuq është përfshirë së fundmi nga tensione të shtuara, të lidhura me sulme dhe kërcënime ndaj infrastrukturës së transportit detar dhe asaj energjetike.
Macron bëri të ditur gjithashtu se biseda me presidentin amerikan u fokusua te nevoja për përshpejtimin dhe forcimin e mbështetjes ndaj Ukrainës.
Ai theksoi se gjatë takimit u diskutua posaçërisht për ndihmën ndaj “miqve tanë ukrainas”, veçanërisht për furnizimin me “raketa interceptuese”, me synim rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
