Ina Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit 21/2024: Narko-eurot kanë pushtuar investimet strategjike, duke betonizuar vendin

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar se paratë e trafikut të drogës kanë depërtuar në investimet strategjike, duke sjellë si pasojë betonizimin dhe degradimin e territorit shqiptar. Në fjalën e saj gjatë mbledhjes së Komitetit të Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, Zhupa theksoi se koncepti i “turizmit të ekselencës” shërbeu si justifikim për miratimin e ligjit 21/2024 mbi zonat e mbrojtura, i cili lejon ndërtime pa kufizime, me një autorizim të vetëm nga Këshilli Kombëtar i Territorit, në praktikë nga Edi Rama.

Sipas saj, ky ligj ka dëmtuar rëndë themelet kushtetuese të ruajtjes së ambientit dhe i ka hapur shtegun një vale ndërtimesh intensive turistike brenda zonave të mbrojtura, duke dobësuar mbikëqyrjen dhe kontrollin mjedisor. Zhupa vuri në dukje se, për herë të parë, edhe një raport i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka kërkuar në mënyrë eksplicite anulimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”.

Të lidhura

None found

Pika 46 e këtij raporti nënvizon se amendamentet “lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore”. Ky pozicionim i institucioneve europiane, sipas deputetes, konfirmon se ligji bie ndesh me interesin publik, mbrojtjen e pasurive natyrore dhe detyrimet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit.

Zhupa vijoi duke paralajmëruar se ndërsa Bashkimi Europian po përforcon direktivat për biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, qeveria shqiptare po ecën në drejtim të kundërt, duke liberalizuar ndërtimet dhe favorizuar rrethe klienteliste në dëm të natyrës. Ajo informoi se më 14 maj 2026, pas publikimit të raportit të BE-së, ka depozituar një nismë për shfuqizimin e ligjit, një kërkesë që përkon me atë të protestuesve të cilët prej 111 ditësh janë në shesh. Megjithatë, mazhoranca nuk e ka futur ende në rendin e ditës.

Deputetja parashikoi se kjo nismë do të shqyrtohet në ditët në vijim, por shtoi se kreu i grupit parlamentar të mazhorancës, zoti Balla, tashmë ka deklaruar se do të votojnë kundër shfuqizimit, pavarësisht kërkesës së BE-së. Interesi pas këtij qëndrimi, sipas saj, është i dukshëm: bëhet fjalë për premtimet dhe projektet e dhëna nga kryeministri në zona të mbrojtura si Zvërneci, Karavastaja, Dajti dhe Butrinti.

Znj. Zhupa e cilësoi kryeministrin si të vetmin lider në botë që ka botuar një libër me planin e tij dhe të klientëve të zgjedhur për ndërtimet në vend, me dhjetëra projekte të vendosura në zona të mbrojtura. Ajo iu referua librit “The Albanian Files”, ku janë afishuar 523 projekte, nga të cilat 57 kanë përfunduar, 53 janë në ndërtim, 47 presin leje dhe fati i shumë të tjerave është i panjohur, duke përmbledhur miliona metra katrorë ndërtim nga veriu në jug.

Në 41% të këtyre projekteve, porositësi mbetet anonim, duke shkelur standardet e transparencës, llogaridhënies dhe konsultimit publik që kërkon Bashkimi Europian. Ligji i Investimeve Strategjike, i cili u promovua si motor për kapital dhe investitorë seriozë, ka rezultuar në miliona metra katrorë tokë dhe ndërtime me vlera astronomike, me rreth 5.8 milionë m² tokë të alokuar vetëm për projektet strategjike.

Deputetja solli disa shembuj konkretë. Për Zvërnecin, përmendi rastin e Artur Shehut, nën hetim nga SPAK për dyshime të lidhura me trafik droge dhe pastrim parash, akuza që ai i mohon, ndërkohë që kompania e lidhur me zhvillimin aty, “Zvërnec South Adriatic Development”, kishte një kapital fillestar prej vetëm 5 milionë lekësh. Për projektin “Drymades Beach Resort – Blue Bay”, një investigim i INA-s tregoi se kompania kishte vetëm 100 lekë kapital në para, ndërsa vlera e projektit ishte 6.3 milionë euro dhe financimi i garantuar ishte 800 mijë euro.

Për “Marina Hills – Finsec Development”, kompania ishte themeluar me 1.2 milionë lekë kapital për një projekt të deklaruar prej 450 milionë eurosh, me një konfirmim financimi për 160 milionë euro, duke lënë një hendek të pashpjegueshëm. Zhupa përfundoi se ky mekanizëm është përdorur për të injektuar para me prejardhje të dyshimtë në ekonomi, duke e kthyer problemin nga një çështje thjesht ligjore në një problem të modelit ekonomik të narko-shtetit. Ajo paralajmëroi se Bashkimi Europian nuk do të mbështesë aferat korruptive dhe narko-eurot që maskohen pas pretendimit të zhvillimit të turizmit dhe procesit të integrimit.


Shtuar 21.09.2026 16:53

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis