Blushi akuzon: “KAYO është skemë mafioze, ka eliminuar kontrollin kushtetues dhe ligjet e prokurimit publik”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi, ka paralajmëruar se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë në respektimin e të drejtave themelore, lirisë, demokracisë dhe parimeve të shtetit ligjor.

Në fjalën e mbajtur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Blushi rikonfirmoi përkushtimin e forcës së tij politike ndaj avancimit të rrugëtimit europian, por këmbënguli se ky proces duhet të mbështetet në zbatimin konkret dhe të sinqertë të reformave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Në qendër të vëmendjes së tij u vendosën dy çështje kyçe të momentit: mekanizmi i njohur si “KAYO” dhe përplasja e hapur mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë mbi çështjen e rrogave të magjistratëve.

Blushi e cilësoi bllokimin e kërkesës së opozitës për një hetim parlamentar të skemës “KAYO” si aktin më të ri antikushtetues të Kuvendit. Ai denoncoi se kjo lëvizje ka asgjësuar çdo formë auditimi mbi fondet shtetërore dhe ka anashkaluar legjislacionin e prokurimeve publike. Njëkohësisht, ai ngriti akuzën se kryeministri po e shfrytëzon qëllimisht tensionin rreth pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si një tentativë të drejtpërdrejtë për të vënë nën kontroll të plotë pushtetin gjyqësor.

Më pas, ai shtjelloi një sërë shqetësimesh të tjera. Theksoi se dhuna e ushtruar nga shteti është kthyer në normë, ku liritë cenohen përditë dhe institucionet përdoren si instrumenta frikësimi ndaj zërave kritikë. Ai kujtoi se protesta qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 114-të, e shkaktuar fillimisht nga dhuna e egër ndaj një qytetari kundërshtar të projektit në Zvërnec. Sipas tij, që prej fillimit, manifestuesit janë përballur me presione të vazhdueshme shtetërore, kërcënime, forcë brutale dhe arrestime të paligjshme, përfshirë edhe të mitur të rrëmbyer nga persona civilë të paidentifikuar.

Deputeti akuzoi gjithashtu qeverinë se e ka zbehur këtë dhunë duke e trajtuar si thjesht çështje të “rendit publik”, duke krijuar kështu një justifikim të papranueshëm për kufizimin e së drejtës së tubimit. Ai përmendi “farsën elektorale” të 11 majit 2025, shkrirjen e partisë në pushtet me shtetin dhe ndikimin e parave të krimit në bllokimin e rotacionit politik, fakte këto që, sipas tij, janë konfirmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Blushi u ndal edhe te gjendja e drejtësisë, duke nënvizuar se problemi kryesor nuk janë pagat e larta të magjistratëve, por fakti që Shqipëria mbetet e para në Evropë për korrupsion dhe e dyta në botë për ryshfet, një dekadë pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Ai shtoi se stoku i dosjeve ka shpërthyer nga 20 mijë në rreth 200 mijë, duke e kthyer drejtësinë e vonuar në drejtësi të mohuar.

Lidhur me lirinë e medias, ai theksoi se ajo nuk është një privilegj që qeveria a gjykatat mund ta japin a kufizojnë, duke e cilësuar Rregulloren e re të GJKKO-së, që hyn në fuqi më 1 shtator 2026, si një akt antikushtetues që kërkon shfuqizim të menjëhershëm. Në këtë kontekst, ai solli si shembull rastin e kreut të partisë së tij, Ilir Meta, të cilin e përshkroi si viktimë të një persekutimi politik. Sipas tij, Meta u rrëmbye në tetor 2024 nga persona ende të paidentifikuar dhe mbahet në burg pa prova, në izolim ekstrem, duke iu mohuar e drejta e komunikimit me median, një të drejtë që, siç theksoi ai, nuk iu mohua as Navalnyt në Rusi.

Ai denoncoi gjithashtu se seancat gjyqësore ndaj Metës janë bërë jo publike me urdhër të gjykatës, se i ndalohet takimi me kolegët e partisë dhe eurodeputetët dhe se proceset zvarriten për t’i zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin. Blushi përmendi se rekomandimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe të Avokatit të Popullit për t’i dhënë fund shkeljeve ndaj të drejtave të tij vazhdojnë të injorohen.

Në mbyllje, ai theksoi se matësi i vërtetë i një shteti të së drejtës nuk qëndron te stabiliteti i pushtetit, por te zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të vlerësohet vetëm për reformat në letër, por për aftësinë e tyre për të garantuar në praktikë dinjitetin njerëzor dhe standardet europiane të lirisë.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis