Anëtarët e familjes mbretërore njihen për përdorimin e nofkave të veçanta mes tyre, të cilat shpesh lidhen me histori dhe kuptime domethënëse.
Të lidhura
None found
Edhe pse Meghan Markle dhe Princi Harry u larguan nga detyrat mbretërore gjashtë vite më parë, dikur marrëdhënia e saj me familjen e bashkëshortit dukej e afërt, veçanërisht me vjehrrin e saj, Mbretin Charles.
Pas takimit të parë me Meghan, Charles thuhet se u impresionua nga vetëbesimi dhe forca e karakterit që ajo shfaqi.
Në librin “The New Royals”, ekspertja e familjes mbretërore Katie Nicholl shkruan se Charles i kishte vendosur asaj nofkën “Tungsten”, që është emri i një metali shumë të fortë. Ky emërtim lidhej me qëndrueshmërinë dhe rezistencën që ai shihte tek Meghan.
Nofka konsiderohej një mënyrë për të shprehur vlerësimin e tij. Një burim i cituar në atë kohë nga mediat britanike deklaroi se Charles admironte forcën e Meghan dhe rolin e saj si ndikim qetësues për Princin Harry.
Afërsia mes tyre u vu re sidomos para martesës së Meghan me Harry-n, në vitin 2018. Në pamundësi të babait të saj për të marrë pjesë në ceremoni, Charles u ofrua ta shoqëronte Meghan drejt altarit.
Më vonë, raportet mes Meghan, Harry-t dhe pjesëtarëve të familjes mbretërore u përkeqësuan, veçanërisht pas vendimit të çiftit për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe deklaratave publike që pasuan. Megjithatë, sipas raportimeve, gjatë muajve të fundit janë bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet. Në korrik, Harry dhe Meghan, bashkë me fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet, patën një takim privat me Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Highgrove.
