Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë (CTA) ka vlerësuar se Kang-in Lee duhej të ishte përjashtuar me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj mesfushorit të Real Madridit, Federico Valverde, raporton “AS”.
Të lidhura
None found
Futbollisti i Atletico Madridit nuk mori asnjë ndëshkim nga gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias për incidentin e ndodhur pak përpara mbylljes së pjesës së parë. Edhe VAR-i vendosi të mos ndërhynte në atë moment.
Pas ndeshjes, Real Madridi bëri të ditur se Valverde kishte pësuar një traumë të rëndë në kyçin e këmbës së majtë.
Në analizën e CTA-së, sipas “AS”, është cilësuar i saktë vendimi për t’i dhënë Dean Huijsen kartonin e dytë të verdhë, duke e përjashtuar atë gjatë pjesës së dytë.
Ndryshe është gjykuar episodi ku u përfshinë Cristian Romero dhe Jude Bellingham. Vendimi fillestar i arbitrit shkaktoi paqartësi, por situata u korrigjua pas ndërhyrjes së VAR-it. Në përfundim, faulli u dha në favor të Romeros, ndërsa mbrojtësi i Atletico Madridit u ndëshkua me karton të verdhë.
Këto episode u regjistruan në triumfin 2-1 të Atletico Madridit kundër Real Madridit në stadiumin “Metropolitano”.
