“V*asja mafioze në Sarandë”, Dogjani: Konflikti nisi me plagosjen në vitin 2025

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Asllan Dogjani, komentoi vrasjen e ndodhur këtë të diel në Sarandë gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Review” të Greta Topjanës në Euronews Albania.

Sipas Dogjanit, ekzekutimi i sotëm dyshohet se është pjesë e një zinxhiri ngjarjesh kriminale, zanafilla e të cilave lidhet me plagosjen e dy personave gjatë vitit 2025.

Të lidhura

None found

Ai shpjegoi se më pas u vra babai i njërit prej personave të përfshirë, i cili dyshohej se kishte mbështetur autorin e plagosjes. Pas kësaj ngjarjeje, në banesën e të dyshuarit u vendos një minë ose një lëndë eksplozive, ndërsa përplasja kulmoi me vrasjen e kryer sot në mes të Sarandës.

Dogjani e cilësoi ngjarjen tepër të rëndë, duke theksuar se ajo ka shkaktuar panik jo vetëm te publiku shqiptar, por edhe në opinionin ndërkombëtar. Ai kujtoi se Saranda, Durrësi dhe Tirana frekuentohen nga turistë dhe vizitorë, ndaj krime të tilla i shkaktojnë dëm të madh Shqipërisë dhe rrezikojnë jetën e shtetasve shqiptarë e të huaj.

Ish-zyrtari i policisë veçoi edhe plagosjen e një kalimtari 73-vjeçar, duke e konsideruar atë si një tregues domethënës për nivelin e sigurisë së qytetarëve në Shqipëri.

Sipas tij, mënyra mafioze e vrasjes në qendër të Sarandës të sjell ndër mend Italinë e viteve ’70 ose vende të tjera jashtë botës demokratike, ku ekzekutimet kryhen për shkak të trafikut të drogës.

Dogjani deklaroi se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm dhe sot kontrollojnë trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës dhe SHBA-së. Ai shtoi se edhe në Shqipëri është rritur numri i përdoruesve të drogës.

Sipas tij, përplasjet mes këtyre grupeve lidhen me kontrollin e territorit, shumat e mëdha të parave, të ardhurat e paligjshme dhe trafikun ndërkombëtar. Dogjani tha se organizatat kriminale tashmë rekrutojnë dhe paguajnë persona për të kryer vrasje.


Shtuar 20.09.2026 22:17

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet Girişsekabetholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobet