Identifikohen mbetjet e Salih Mëziut, familja: Lajm i dhimbshëm pas mbi 27 vjetësh pritjeje

Analizat e ADN-së kanë vërtetuar se mbetjet mortore të gjetura në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut i përkasin Salih Mëziut, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Të shtunën u njoftua se përmes ADN-së është konfirmuar identiteti i tri viktimave, mbetjet e të cilave u zbuluan në këto dy lokacione. Viktimat janë Idriz Rreci, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve” dhe aktivistë nga Skenderaj e Mitrovica. Ata ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe prej asaj kohe konsideroheshin të zhdukur.

Pas konfirmimit të identitetit të Salih Mëziut, familjarët e tij kanë reaguar duke theksuar se përgjigjja për fatin e tij erdhi 27 vjet pas zhdukjes.

Tomori, djali i Salih Mëziut, ka treguar nëpërmjet një postimi në Facebook se familja kishte pritur për më shumë se 27 vjet që të mësonte se çfarë kishte ndodhur me babanë e tij.

“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se konfirmimi i identitetit të të atit nuk e ka zbutur dhimbjen e madhe të familjes, pasi identifikimi i pjesëtarëve të tjerë të familjes Mëziu ende nuk është bërë.

Sipas Tomorit, familjarët shpresojnë që edhe identiteti i pjesëtarëve të tjerë të konfirmohet sa më parë, në mënyrë që, pas gjithë këtyre viteve, të kenë mundësi të organizojnë ceremoninë e varrimit.

Tomori ka njoftuar gjithashtu se familja po bashkërendon veprimet me institucionet kompetente, ndërsa pret që së shpejti të marrë të dhëna edhe për pjesëtarët e tjerë të saj.


Shtuar 19.09.2026 21:02

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisvaycasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetesbetmarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibombahsegel giriş