Visar Shala, kapiten në Policinë e Kosovës, ka përmbyllur me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të lidhura
None found
Diplomimi u organizua në Quantico të Virxhinias, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese nga SHBA-ja dhe shtete të ndryshme të botës.
Ambasada e Kosovës në ShBA njoftoi se pjesë e këtij sesioni ishin gjithsej 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe 29 vende të tjera.
“Përfundimi i këtij programi nga kapiteni Shala shënon një sukses të rëndësishëm në aspektin profesional, ndërsa pasqyron përkushtimin e Policisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të personelit dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në zbatimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në ShBA.
