Trajneri Rolando Maran bëri publike sot listën e futbollistëve të grumbulluar për përballjet e Kombëtares në Nations League, ku ra në sy mungesa e sulmuesit Jasir Asani.
Të lidhura
None found
Lënia jashtë përfaqësueses shqiptare nuk është pritur mirë nga Asani, i cili shprehu pakënaqësinë e tij përmes dy postimeve me tone ironike në rrjetet sociale.

“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkroi sulmuesi, duke e shoqëruar reagimin edhe me disa emoji të qeshurash.

