Zidane flet për garën e Topit të Artë mes Mbappes, Dembeles dhe Olises

Zinedine Zidane, përzgjedhësi i Kombëtares së Francës dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1998, e njeh nga afër rëndësinë e këtij vlerësimi për futbollistët më të mirë.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës për media të mbajtur të premten, ku prezantoi listën e tij të parë si trajner i Francës, ai u pyet edhe për garën e këtij viti për çmimin prestigjioz individual.

Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise i Bayern Munichut janë tre prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës së tij që synojnë Topin e Artë.

Zidane tha se nuk dëshiron t’i japë fund diskutimeve për këtë garë, duke theksuar se debatet e përditshme janë pjesë e pandashme e futbollit.

“E di se çfarë do të thotë ta fitosh Topin e Artë dhe çdo futbollist dëshiron ta marrë atë. Diskutimet janë normale. Besoj se ato zhvillohen kryesisht jashtë klubit, ndërsa brenda grupit nuk do të ketë probleme”, deklaroi ai.

Përzgjedhësi francez shtoi se skuadra do ta përqendrojë vëmendjen te përgatitja për katër ndeshjet e ardhshme, duke nisur me përballjen ndaj Turqisë.

Me këtë qëndrim, Zidane bëri të qartë se debatet për Topin e Artë nuk pritet të ndikojnë në harmoninë e ekipit, i cili do të fokusohet në katër takimet e radhës në Ligën e Kombeve.


sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetHoliganbetjojobetJojobetJojobet