Të shtëna gjatë pushimit të drekës në një shkollë në Filipine, tre viktima dhe tetë të plagosur

Një sulm me armë në një shkollë të mesme në provincën Mindanao, në jug të Filipineve, la pas tre persona të vdekur dhe tetë të plagosur.

Të lidhura

None found

Autoritetet bëjnë të ditur se në mesin e viktimave janë edhe dy nxënës 14-vjeçarë. I dyshuari për sulmin, 16 vjeç, vrau veten pas ngjarjes.

Incidenti u shënua të premten pasdite në Shkollën e Mesme Kombëtare Banga, në komunën me të njëjtin emër.

Kryebashkiaku Albert Palencia deklaroi për BBC-në se katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike. Sipas tij, i armatosuri hapi zjarr ndaj nxënësve pas përfundimit të pushimit të drekës dhe qëlloi gjithsej 10 persona, përpara se të vetëvritej.

Palencia tha për Reuters se gjatë drekës, 16-vjeçari u kishte kërkuar miqve të tij të largoheshin për në shtëpi, duke u thënë se pas pushimit do të vinte në zbatim planin e tij.

Miqtë e tij nuk e konsideruan serioz paralajmërimin, pasi e njihnin të riun si dikë që shpesh bënte shaka, sipas kryebashkiakut.

Pas drekës, 16-vjeçari qëlloi ndaj nxënësve. Ndërkohë, autoritetet vendore vijojnë hetimet për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të sulmit.

Departamenti i Arsimit në Filipine u shpreh “thellësisht i shqetësuar” për ngjarjen, duke theksuar se mbrojtja e sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve, mësuesve dhe stafit të shkollës mbetet përparësia kryesore.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin publikimin e të dhënave të pakonfirmuara gjatë zhvillimit të hetimit.

Si pasojë e të shtënave, mësimi u ndërpre në të gjitha nivelet në të gjithë komunën e Bangës.

Kryqi i Kuq i Filipineve njoftoi se kishte marrë informacion për sulmin rreth orës 14:00, sipas orës lokale. Në vendin e ngjarjes u nis një ambulancë me katër ndihmës mjekësorë për të asistuar të plagosurit.


Shtuar 18.09.2026 22:19

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet