Një tubim proteste po zhvillohet sot në Prishtinë, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Të lidhura
None found
Mes pjesëmarrësve janë vënë re edhe Endri Thaçi dhe Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Protesta po mbahet me moton “Jo në emrin tim”, ndërsa qytetarët kanë shprehur kundërshtimin ndaj vendimit dënues të Dhomave të Specializuara.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe kanë brohoritur “UÇK!”, ndërsa protesta vijon në sheshin e Prishtinës.
