Tirana sqaron situatën e tifozëve para sfidës me Elbasanin: kërkesa për konvertimin e dënimit u refuzua

Tirana do të presë Elbasanin këtë të diel, në kuadër të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të nisë në orën 16:00.

Prania e tifozëve në këtë përballje është shoqëruar me paqartësi. Fillimisht u raportua se klubi bardheblu kishte shlyer gjobën pranë FSHF-së, me synimin për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit, por më pas këto informacione u mohuan nga raportimet mediatike.

Të lidhura

None found

Përballë kësaj situate, KF Tirana ka reaguar përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke dhënë sqarimet e tij lidhur me çështjen.

Klubi i Futbollit Tirana ka bërë të ditur se, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, i është drejtuar organeve kompetente të FSHF-së me kërkesën për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit disiplinor për ndeshjen KF Tirana – AF Elbasani, e cila parashikohet të zhvillohet pa spektatorë.

Sipas klubit, janë përmbushur të gjitha kushtet për paraqitjen e kësaj kërkese, mes tyre edhe pagesa e detyrimit financiar përkatës.

Megjithatë, me vendimin e datës 18.09.2026, kërkesa e KF Tiranës është rrëzuar dhe masa disiplinore është konfirmuar në fuqi.

Klubi deklaron se, në përputhje me të drejtat që i njeh kuadri rregullator në fuqi, ka vijuar procedurat institucionale për kundërshtimin e këtij vendimi.

Gjithashtu, Tirana po vijon komunikimin me strukturat përkatëse të FSHF-së, ku ka paraqitur argumentet e plota juridike dhe ka kërkuar rishqyrtimin e çështjes në bazë të dispozitave të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, klubi do të informojë


Shtuar 18.09.2026 20:31

sultanbeyli escortparla iptvgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetJojobetJojobetJojobetJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbet