Brenda 18 muajve të fundit, dhjetëra milionë qytetarë rusë janë vënë përballë detyrimit për të instaluar në telefonat e tyre aplikacionin “Max”, një platformë për komunikim dhe pagesa, e identifikueshme nga ikona e saj vjollcë-blu, raporton “The Guardian”.
Të lidhura
None found
Qeveria ruse e ka paraqitur “Max” si një alternativë patriotike ndaj Telegram dhe WhatsApp. Promovimi i tij është bërë edhe nga figura të njohura publike përmes videove me përmbajtje rrepi dhe komike. Gjatë kësaj vere, aplikacioni u shndërrua në shërbimin e mesazheve më të përdorur në Rusi.
“Max” është krijuar nga “VKontakte”, kompania ruse e rrjeteve sociale që ka lidhje të thella me shtetin. Sipas raportimeve, presidenti rus Vladimir Putin zotëron në mënyrë të tërthortë një pjesë të aksioneve të saj.
Platforma funksionon si një version rus i super-aplikacioneve, duke mbledhur në një sistem të vetëm një sërë shërbimesh. Brenda saj gjenden disa “mini-aplikacione” që synojnë të thjeshtojnë jetën e përditshme në Rusi, përfshirë aplikacione bankare dhe një shërbim mesazhesh që synon të zëvendësojë.
Megjithatë, hulumtimet kanë nxjerrë në pah përmasat e plota të kapaciteteve mbikëqyrëse të “Max”. Aplikacioni mund të ketë qasje në të dhënat e ruajtura në telefon, si edhe në mesazhet dhe pagesat e përdoruesve. Po ashtu, ai mund të imitojë përdoruesit pa dijeninë e tyre.
Ekspertët e përshkruajnë këtë si “taktikën më të zgjuar dhe njëkohësisht më të frikshme të përdorur nga qeveritë autoritare për të mbikëqyrur qytetarët e tyre”.
