Përparim Bajrami dhe të akuzuarit e tjerë mohojnë fajësinë në çështjen “Lotaria Shtetërore

Përparim Bajrami, ish-drejtor i Lotarisë Shtetërore, u deklarua i pafajshëm në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me rastin “Lotaria Shtetërore”.

Të lidhura

None found

Në seancën e parë, e cila u mbajt javën e kaluar, të gjithë të pandehurit kishin mohuar akuzat, me përjashtim të Bajramit, i cili në atë kohë nuk ishte i qasshëm për organet e zbatimit të ligjit. Ndërkohë, Bashkim Avdi kishte thënë se nuk e kuptonte përmbajtjen e akuzës dhe kishte kërkuar që dokumenti t’i dorëzohej me shkrim në gjuhën e tij amtare, shqipe.

Gjatë seancës së sotme, edhe Avdiu deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Përparim Bajrami, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu akuzohen për tejkalim të autoritetit zyrtar dhe shkaktim të dëmit prej 596.125.511 denarësh ndaj “Lotarisë Shtetërore”.

Pas largimit të tij nga vendi, autoritetet lëshuan një urdhërarrest ndërkombëtar për Bajramin. Më 9 shtator, ai u dorëzua vetë në pikën kufitare “Bllacë” dhe më pas u dërgua në burgun e Shkupit, ku duhet të vuajë masën e paraburgimit të caktuar më herët./Telegrafi/


Shtuar 18.09.2026 15:02

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet