PDK-ja pritet të paraqesë sot në Kuvend nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Pas zhvillimeve të fundit në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës pritet që sot ta dorëzojë në Kuvend nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, mëson KosovaPress nga burimet e veta.

Të lidhura

None found

Nisma vjen në një periudhë kur në skenën politike janë intensifikuar debatet për funksionimin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 16 shtator, gjykata shpalli vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Në kohëzgjatjen e dënimeve është përfshirë edhe periudha që të akuzuarit kanë kaluar në paraburgim.

Trupi Gjykues i gjeti ata fajtorë për disa prej akuzave, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Gjykata konstatoi se Prokuroria e Specializuar nuk kishte arritur të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm se ndaj popullatës civile ishte kryer një sulm i përhapur ose sistematik.

Dy ditë pas aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, PDK-ja pritet ta formalizojë këtë nismë në Kuvend.

Pas vendimit, kjo parti ka diskutuar për veprimet e ardhshme lidhur me Dhomat e Specializuara. Një ditë më pas, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilloi takim me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takimin mes Kurtit dhe Hamzës u bisedua për rrugët dhe mundësitë që mund të ndiqen pas aktgjykimit, përfshirë edhe mundësinë që vendimi të ndryshojë në shkallën e apelit.

Dhomat e Specializuara u krijuan pas ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së në HAgë u shpall “në emër të popullit të Kosovës” nga gjykatësi Charles Smith. Ndërkohë, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Roberth Bosch, ka deklaruar se Presidenti i ri i Kosovës mbase mund t’i falë ata.


Shtuar 18.09.2026 08:57

Tags: , ,
sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş