Robert Bosch sulmon Dhomat e Specializuara: “Gjykata i shërbeu shumë mirë interesave serbe, me vetëdije ose pa vetëdije

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe personat e tjerë të përfshirë në proces.

Të lidhura

None found

Ai e ka cilësuar vendimin si “skandaloz”, duke argumentuar se gjatë gjykimit nuk është paraqitur asnjë provë që lidh Thaçin me krimet për të cilat është gjykuar.

“Skandaloze. Nuk ka prova që Thaçi kishte të bënte me të ashtuquajturat krime”, ka deklaruar Bosch për “Bota sot”.

Image

Sipas ambasadorit, mënyra e funksionimit të kësaj gjykate ngre pikëpyetje të mëdha, ndërsa ai pretendon se vendimet e saj u kanë shërbyer interesave të Serbisë.

“Kjo e ashtuquajtur gjykatë kosovare u shërbeu shumë mirë interesave serbe, me vetëdije apo pa vetëdije”, është shprehur ai.

Bosch e ka shoqëruar reagimin e tij edhe me një krahasim me zhvillimet në Serbi, ku, sipas tij, persona përgjegjës për krime vazhdojnë të mbajnë poste në nivelet më të larta të shtetit dhe ushtrisë.

“Në Serbi, fajtorët nga qeveria aktuale dhe drejtuesit e forcave të armatosura janë ende në pushtet”, ka shkruar ambasadori.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën se si janë trajtuar dëshmitarët, mes tyre edhe zyrtarë të rëndësishëm perëndimorë, duke pretenduar se deklarimet e tyre nuk janë marrë në konsideratë nga gjykata.

“Gjykata i shpërfilli dëshmitarët, përfshirë zyrtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm perëndimorë. Arroganca është përtej fjalëve”, ka deklaruar Bosch.

Reagimi i ambasadorit holandez është bërë publik në një periudhë kur vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj.


Shtuar 17.09.2026 22:39

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkbullbahisbahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis