Indonezi, çifti merr nga 100 goditje me kamxhik për tradhti bashkëshortore; gruaja bie përtokë nga dhimbjet

 

Në një provincë të Indonezisë, një çift i akuzuar për tradhti bashkëshortore u dënua me nga 100 goditje me kamxhik, në zbatim të rregullave të ashpra të Sheriatit.

Të lidhura

None found

Sipas “Daily Mail”, ndëshkimi u ekzekutua të enjten në Banda Aceh. Goditjet ishin aq të rënda sa gruaja kërkoi mëshirë dhe më pas u rrëzua përtokë për shkak të dhimbjeve.

Aceh-u është i vetmi rajon në Indonezinë me shumicë myslimane ku zbatohet ligji i Sheriatit. Legjislacioni i kësaj province ua ndalon marrëdhëniet seksuale çifteve që nuk janë të martuara.

Goditja me kamxhik aplikohet si masë ndëshkuese për disa shkelje, mes të cilave bixhozi, pirja e alkoolit, aktet homoseksuale dhe marrëdhëniet seksuale jashtë martesës.

Në pamjet e ndëshkimit publik të zhvilluar sot, gruaja shihet duke vuajtur teksa goditej në shpinë. Ajo ngrinte dorën në shenjë lutjeje, duke kërkuar mëshirë.

Fotografi të tjera tregojnë momentin kur gruaja, pasi ishte rrëzuar në gjunjë, ndihmohej për t’u ngritur nga toka. Janë publikuar gjithashtu imazhe të partnerit të saj, i cili shfaqte shenja dhimbjeje gjatë goditjeve.

Burimet lokale të lajmeve AJNN raportuan se ekzekutimi i dënimit ndaj burrit u pezullua përkohësisht pas goditjes së 60-të, për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Darma Mustika, shefi i Seksionit të Krimeve të Përgjithshme në Zyrën e Prokurorit të Qarkut Banda Aceh, tha: “Ndoshta gjendja e tij shëndetësore ishte disi e dobët, ose nuk mund t’i duronte goditjet me kamxhik. Për këtë arsye, fillimisht e ndërpremë ndëshkimin, në mënyrë që të pushonte”.

Pas pushimit, goditjet rifilluan dhe burri e përfundoi dënimin prej gjithsej 100 goditjesh me kamxhik.

Dy të dënuarit ishin mes 10 personave që u ndëshkuan me kamxhik të enjten. Tetë personat e tjerë, burra dhe gra, morën dënime nga 16 deri në 21 goditje, pasi u gjetën fajtorë për përzierje mes gjinive gjatë një feste ditëlindjeje.

Në Aceh, zhvillimi publik i këtyre ndëshkimeve ka për qëllim që shkelësve të ligjit të Sheriatit t’u shkaktojë jo vetëm dhimbje fizike, por edhe turp.

Ekzekutimi i dënimeve bëhet shpesh pranë xhamive ose në sheshe publike, nën vështrimin e turmave që i ndjekin dhe i regjistrojnë ngjarjet me telefonat celularë.

 


Shtuar 17.09.2026 15:31

sultanbeyli escortparla iptvBetparkPusulabetPusulabetCratosroyalbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisbetsmoonjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetparkgooglebahsegelstarzbetsekabetcasibomjojobetzbahis